Ronaldo “thumbon” Messin: Liga saudite është më e mirë se MLS

by informim

Ndonëse ka kaluar në Arabinë Saudite, rivaliteti me Lionel Messi-n, për Cristiano Ronaldon nuk është shuar. Pas humbjes 5-0 të Al Nassr në miqësoren parasezonale ndaj Celta Vigos, Rolando “thumboi” Messin duke thënë se liga e futbollit në Arabinë Saudite është më e mirë se Major League Soccer (MLS).

“Liga saudite është më e mirë se MLS. Tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu… Brenda një viti, më shumë lojtarë kryesorë do të vijnë në Arabinë Saudite”, tha ai.

Nga ana tjetër, për një gjë që u shpreh 100% i sigurt është se nuk do të kthehet të luajë në Europë, duke shprehur rezerva.

“Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. Unë jam 38-vjeç. Futbolli europian ka humbur shumë cilësi. E vetmja e vlefshme dhe që ende bën mirë është Premier League. Ata janë shumë më përpara se të gjitha ligat e tjera”, tha ai.

Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë që vlerësohet nga mediat të jetë më shumë se 200 milionë euro me Al Nassr në dhjetor pas largimit nga Manchester United. Pas tij kanë nënshkruar një kontratë, Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Roberto Firmino.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy