“Rruga e re është frika e tyre”, thotë Abdixhiku duke shpalosur iniciativën e re të LDK-së

by informim

Përmes shtatë hapave, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, beson se shteti ynë kthen normalitetin, heq izolimin e tanishëm, zhbën masat dhe sanksionet e vëna, sikurse dhe nisë riparimin e pozicionit ndërkombëtar.

Duke shpalosur iniciativën e nisur javë më parë, Abdixhiku ka folur për ndërtimin e masës kritike në shoqëri, sepse sipas tij, e keqja duhet të ndalet nga vet shoqëria.

banner

“Rruga e Re filloi me 7 pika. Rruga e re po merret me zgjedhjet në Veri, me daljen nga kriza një vjecare dhe me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova. Rruga e Re do të shpaloset paralelisht me programin e LDK-së. Po punojmë drejtë asaj se si të parandalojmë një qeveri që arsyeton politikat e gabuara. Si tek çështja e mediave, prokurorisë e të tjera. Dua të hap një Rrugë të Re. Rruga jonë e re nuk është kthim në rrugën e vjetër. Derën nuk ia hapim së shkuarës. As së tashmes së Albin Kurtit. Kjo mendësi qeverisëse është e pandryshueshme dhe po e rrënon gjithë atë që Kosova ka ndërtuar”, ka thënë Abdixhiku.

Sa i përket kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje rreth iniciativës “Rruga e Re”, Abdixhiku ka shprehur habinë se si mundet që bashkëbisedimi me 40 gazetarë dhe opinionistë kosovarë t’i pengojë partisë në pushtet dhe të bëjë krahasime me Vuçiqin.

“Një politikë joserioze e tejkaluar tashmë, por ja që kjo është gjuha e pushtetit. Me më lidhë mua me Vuçiqin, nuk e di, as që dua ta diskutojë. Por kjo është frika e tyre. Kjo i frikëson sepse ata përfaqësojnë gjithçka çfarë ne nuk përfaqësojmë. Ne i bashkojmë njerëzit, ata i polarizojnë. Partia në pushtet në karrierën e vet gjithë historikun e ka polarizues. Polarizimi kur je në pushtet është persekutim”, ka thënë Abdixhiku.

Sa i përket qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku deklaroi se nuk ka më kohë për ndryshime. “I ka mbetur një vit. Dhe për një vit nuk ka kohë më për ndryshime të mëdha”, ka deklaruar Abdixhiku në KlanKosova.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy