Rusia me sulme intensive gjatë natës në të gjithë Ukrainën

by informim

Rusia në një seri sulmesh ajrore intensive në të gjithë Ukrainën gjatë natës ka dëmtuar infrastrukturën kritike të portit në Ukrainën jugore, duke përfshirë terminalet e grurit dhe naftës. Si pasojë e sulmeve janë plagosur të paktën 12 persona, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas të mërkurën.

Sulmi ajror kishte në shënjestër portin e Odesës për të dytën natë radhazi, disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska do të ndalonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e cila mundësonte që eksportet e rëndësishme të grurit të arrijnë në botë, duke përfshirë shumë vendet që përballen me kërcënimin e urisë, raporton agjencia AP.

banner

Mbetjet nga raketat dhe dronët që u rrëzuan ranë në ndërtesa banimi, resorte bregdetare e depo, duke shkaktuar zjarre dhe duke plagosur disa njerëz.

Të paktën gjashtë banorë të Odesës, përfshirë një djalë 9-vjeçar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të plagëve të shkaktuara nga thyerja e xhamit dhe objekteve të tjera.

Ndërkohë, zyrtarët rusë të emergjencës në Krime kanë bërë të ditur se më shumë se 2200 njerëz u evakuuan nga katër fshatra për shkak të një zjarri në një objekt ushtarak. Zjarri shkaktoi gjithashtu mbylljen e një autostrade të rëndësishme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy