Komuna e Skenderajt është binjakëzuar me komunën e Vukovarit nga Kroacia. Këto qytete kanë një histori të ngjashme me njëra-tjetrën sa i përket luftës që shkaktoi Serbia në dy vendet.
Komuna e Skenderajt ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se ajo është binjakëzuar me komunën e Vukovarit, e cila gjendet në Kroaci.
Këto të dy qytetet kanë një të kalaruar historike të ngjashme ku janë përballuar me masakrat e shkaktuar nga Serbia.
“Në një organizim në sallën e Bordit të Drejtorëve në objektin e Komunës, është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit në mes të kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura dhe homolugut të tij kroat, Ivan Penava, kryebashkiak i Vukovarit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar se me delegacionin kroat e ka vizituar Prekazin.
“Bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku shokë të luftës dhe deputeten e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë shoqërimit të delegacionit të Vukovarit, i udhëhequr nga kryebashkiaku Ivan Penava dhe me Esad Çollakun e Tom Kaçinarin, në nderim të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jetojmë të lirë në një shtet të pavarur dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me popuj të lirë e vende mike të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të luftës sonë çlirimtare!”, ka shkruar Nura në Facebook.
Më tutje i pari i komunës së Skenderajt, ka përfunduar duke thënë “nderime miqësisë me Kroacinë!”.