“Bislimi mund të jetë i mirë për të gjuajtur shishe në Kuvend, por jo në udhëheqjen e dialogut”

by informim

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria edhe pse energjinë e saj e ka shpenzuar për dialogun, në këtë proces nuk ka qenë serioze.

Ai ka theksuar se kryenegociatori Besnik Bislimi nuk është i duhuri për udhëheqjen e procesit të dialogut. Ka shtuar se Qeveria nuk ka qenë aspak transparente.

“Qeveria nuk e ka pasë shumë përzemër me u marrë me dialog. Kjo tregohet më së miri me kryenegociatorin Bislimin i cili është aspak serioz. Mund të jetë i mirë për të gjuajtur ndonjë shishe në Kuvend, por jo për të udhëheqë një proces si dialogu. Ne kemi pa që edhe pse nuk ka qenë prioritet për Qeverinë, siç kanë proklamuan, më shumë se 90% e energjisë së saj është shpenzuar në dialog”, ka thënë ai.

Azemi duke folur për veriun ka thënë se po të ishte LDK-ja në pushtet do ta zgjidhte më ndryshme situatën e krijuar atje. Ai ka deklaruar se LDK-ja do të bënte marrëveshje me të gjithë akterët politikë atje e do të koordinohej me bashkësinë ndërkombëtare që pala serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy