Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në Pressing të T7 për standardet morale të cilat i ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.
Gorani e përmendi një prej fjalive të Kurtit që “aktivisti i VV-së duhet të dalë më i varfër sesa kur ka hyrë në politikë”.
Sipas Goranit, kjo deklaratë pos e pamundshme është edhe e pamoralshme.
”Kryeministri i sotëm ka pas kriju popullaritet në shoqëri përmes fjalive që kanë qenë të pamundshme e që ajo është aktiviteti i Vetëvendosjes duhet me dalë më i varfër sesa kur është hyrë në politikë. Kjo është e pamundshme, edhe e pamoralshme për një kohë normale e një shoqëri që mendon të jetë normale”, ka thënë Gorani.
Ai ka thënë se Vetëvendosja ka ngritur standarde “gati religjioze”, duke thënë se e ka bërë politikanin si “dikush që sakrifikon”.
Sipas Goranit, është ngatërruar angazhimi politik në kohë të pushtimit, për dallim nga angazhimi në kohë normale.