Hoqi dajë e nip, miq të Aldo Bares, kush është killeri Orges Bilbili! Arrestimi spektakolar në Tiranë

by informim

Orgest Bilbili një nga autorët e vrasjes së Besnik Hidës në vitin 2019 në qytetin e Lushnjes ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë i dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Bëhet fjalë për vrasjen e Zamir Latifit, në Tetor të 2017 në qendër të Lushnjës. Zamir Latifi është nipi i Besnik Hidës.

Kush është Orges Bilbili?

Bilbili është arrestuar në 2020 në rrugën “Sitki Çiço”, në Tiranë. Me vete ai kishte një armë zjarri, duke ngritur dyshime se killeri mund të përgatitej për një vrasje të radhës.

Një polic i vetëm ka kapur killerin i cili edhe pse e ka kërcënuar me armë policit, duke i pohuar se do e qëllojë, sërish efektivi e ka neutralizuar, duke e plagosur në këmbë dhe më pas e ka arrestuar. Polici ka konstatuar një person me kapuç në kokë dhe menjëherë ka vepruar, pasi i ka bërë përshtypje ky njeri që ecte në rrugë me kapuç leshi në kokë, ndërkohë moti ka qenë i ngrohtë. Ai i është afruar këtij personi dhe i ka kërkuar autorizimin për lëvizje njëkohësisht dhe kartën e identitetit. Por personazhi i njohur i krimit që mbante në kokë kapuç, i ka pohuar se nuk kishte autorizim dhe ka filluar të mbajë distancë me policin dhe më tej të largohet me vrap.

Nga pas i është vënë punonjësi i policisë, i cili i ka kërkuar të ndalojë por Bilbili, i ka nxjerrë një armë pistoletë, duke e kërcënuar se nëse e ndiqte, do e qëllonte menjëherë. Efektivi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër dhe mandej një herë të vetme në këmbë, duke bërë që Bilbili të rrëzohet në trotuar dhe mandej të arrestohet nga punonjësi i policisë.

Bilbili dyshohet dhe për krimke të tjera. Policia ka ngritur dyshime për Bilbilin, se së bashku me Lart Haxhiun, ishin qitësit kryesorë në atentatin kundër Landi Muharremit, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, dhe shoferit të tij Andi Maloku.

Bilbili është nipi i Luan Bilbilit, i vrarë në 18 korrik 1998 në vendin e quajtur “Kodra e Ullinjve” në Lushnjë, nga anëtarët e bandës së Aldo Bares. Por Bilbili, konsiderohet si shoku i ngushtë dhe bashkëautor në disa krime në Lushnjë me, Laert Haxhiun, një tjetër personazh i botës së krimit në këtë qytet që është kthyer në makth për banorët e Lushnjes. Lart Haxhiu ishte fëmijë i mitur kur banda e drejtuar nga Aldo Bare, i dogji shtëpinë dhe disa vite më vonë në 2005 i vrau dhe vëllanë, Klodian Haxhiu. Mirëpo vitet kaluan dhe minorenët Bilbili dhe Haxhiu u rritën janë kthyer në gjakatarë të pamëshirshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy