Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hoveneir, ka pritur sot në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka përfunduar një prej kurseve ushtarake amerikane që është prej më rigorozeve, shkruan Gazeta Express.
Dalladaku ka përfunduar kursin e Shkollës Ushtarake të West Point, duke u bërë kështu ushtari i parë i FSK-së që kalon në Akademinë amerikane.
Hovenier ka thënë se SHBA e mbështet FSK-në teksa transformohet në një forcë multi-etnike, profesionale dhe forcë e mbrojtjes territoriale e ndërvepruese me NATO-n.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1681950800451366912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1681950800451366912%7Ctwgr%5E25116f65b8cea74b5f5916b712d488797ded436a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhovenier-mbeshtesim-fsk-ne-teksa-tranformohet-ne-force-mbrojtese-territoriale-ndervepruese-me-nato-n%2F