Kurti: Arsimi dual po bëhet, po i shtojmë edhe tetë profile të reja

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të shtohen edhe tetë profile të reja për arsimin dual.

“Arsimi dual po bëhet. Katër profileve të vitit shkollor 2022/2023, po ia shtojmë edhe tetë të reja duke filluar nga shtatori. Nga katër shkolla, po zgjerohemi në 21, në gjithsej 13 komuna, nga vetëm tre sa ishin në vitin e kaluar”, tha Kurti.

banner

Sot gjatë ditës, Kurti ka vizituar disa biznese për ta parë nevojën e tregut dhe me qëllim lidhjen me arsimin.

“Me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në dy takime të ndara, për gati katër orë, bashkëbiseduam me përfaqësues të bizneseve të sektorit të përpunimit të drurit  dhe atij të ushqimit dhe pijeve për të identifikuar profilet e nevojshme për ta dhe tregun e punës. Lidhja ndërmjet arsimit dhe ekonomisë sot është vendimtare se çfarë shteti, ekonomie, do të kemi nesër. Arsimi dhe Aftësimi Profesional përbën një prej projekteve më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy