Në pritje të diplomatit që njeh mirë Kosovën e Serbinë, çfarë do të bëjë me dialogun O’Brien

by informim

James O’Brien kthehet edhe njëherë në Qeverinë amerikane, për të marrë detyrat në të cilat ai është i specializuar – çështjet për Evropë dhe Euroazi. Ai është shpresë se SHBA-ja do të shtojë angazhimin për të zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë. I nomunuari i Presidentit Biden konsiderohet se njeh mirë Ballkanin si ish-Emisar Special në rajon tani po pritet konfirmimi i tij. Pritjet janë që O’Brien do t’i japë shtytje dialogut Kosovë -Serbi.

Presidenti Joe Biden ka nominuar James O’Brien për pozitën e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

banner

Tani është në dorën e Senatit amerikan ta konfirmojë përzgjedhjen e Bidenit, ndërsa pritjet për O’Brien, sidomos për Ballkanin, janë të mëdha. Senatori Chris Murphy thotë se tani ka një mundësi reale që SHBA-ja të shtojë angazhimin

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar ”, ka thënë Senatori Murphy për Zërin e Amerikës, në edicionin në serbisht.

“Kemi një mundësi reale që SHBA-ja të shtojë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon” shtoi ai.

Kur Biden nominoi O’Brien në maj, u rikujtua se ai ishte pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, në Rambuje, në vitin 1999.

O’Brien ka shërbyer si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, e cila njihet botërisht për përkrahjen që ia ka dhënë Kosovës gjatë mandatit të saj, e edhe më vonë.

Angazhimi i O’Brien për Ballkanin nuk është përmbyllur me shërbimin te Albright. Më vonë ai ka qenë i Dërguar i Posaçëm i Presidenti për këtë rajon, në dy administrata. 

Që nga viti 2022, O’Brien ka shërbyer si shef i Zyrës për Koordinimin e Sanksioneve, me gradën Ambasador, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për nominimin e O’Brien thuhej se, si një punonjës karriere i Departamentit të Shtetit, ai është shpërblyer me një numër çmimesh të performancës përgjatë viteve 1989 – 2001.

Diplomati amerikan ka udhëhequr një program të gjerë dhe të suksesshëm sanksionesh dhe këshilloi për një sërë çështjesh, përfshirë negociatat për paqe nëpër Evropë, marrëveshje mjedisore dhe shkencore, tranzicionin post-sovjetik të Rusisë dhe Ukrainës dhe iniciativat për hetim dhe ndjekje të personave përgjegjës për krime lufte.

Shtëpia e Bardhë i njeh O’Brien meritat për vendosjen e zyrës dhe kthimin e sigurt të 100 qytetarëve amerikanë, si Emisar i caktuar nga Presidenti Barack Obama për Çështjet e Pengjeve nga viti 2015 deri në 2017-n.

Pasi la Qeverinë amerikane, ai ka mbajtur pozitën e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit i ‘Albright Stonebridge Group’, një firmë këshilluese ndërkombëtare, të cilën e kishte drejtuar ish-Sekretarja Albright.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy