Nikaj tregon pse PDK-ja s’e implementoi Asociacionin

by informim

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se prejse Isa Mustafa e mori pushtetin asnjëherë PDK-ja nuk ka pasur kompetencë që ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se pos kësaj gjatë viteve 2016-2020 askush nuk e ka përmendur Asociacionin.

banner

Nikaj u pyet nga aktivistja, Zana Avdiu se pse PDK-ja nuk e ka implementuar Asociacionin.

”PDK-ja që nga koha kur pushtetin e ka marrë Isa Mustafa nuk ka pasur asnjë pozitë që ka pasur përgjegjësi të implementimit të Asociacionit. Ka ekzistuar një periudhë kohore ku Anotacioni nuk ka qenë temë. 2016-2020 askush nuk ka folur për Asociacion, as Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Asociacioni ishte nënshkruar në marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, poqë nuk është implementuar pasi disa prej pikave ranë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy