FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve.
Në ranglistën e muajit korrik, Kombëtarja e Kosovës e sheh veten në pozitën e 109-të, duke rënë përsëri për një vend më poshtë.
“Dardanët” i kanë 1179.69 pikë, ndërsa e shohin veten prapa Madagaskarit dhe përpara Taxhikistanit
Kosova nuk e ka nisur mirë fazën eliminatore të Kampionatit Evropian dhe kjo ka bërë që të reflektohet edhe në rënie në renditjet e FIFA-s.
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare nuk lëvizi vendi, duke mbetur në pozitën e 65-të me 1357 pikë.
Kuqezinjtë, të cilët me trajnerin Sylvinho e nisën mjaft mirë kampanjën kualifikuese pë Euro 2024, gjenden përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Afrikës së Jugut.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina.
Prapa Leo Messit me shokë gjendet nënkampionia e botës, Franca, ndërsa podiumin e mbyll Brazili.