Ricky Martin: Populli shqiptarë janë jashtëzakonisht mikpritës

by informim

Artisti latin me renome ndërkombëtare, Ricky Martin prej disa ditësh po qëndron në Shqipëri.

Këngëtari sonte (e enjte) do të mbaj koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej”, por para kësaj ai ka vizituar edhe qytetin bregdetar të Durrësit, nga ku edhe postoi imazhe për fansat e tij.

banner

Përveç tjerash, 51-vjeçari ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e popullit shqiptar, për të cilën është shprehur para miliona ndjekësve në Instagram.

Foto: Getty Images

Ai ka publikuar një informacion në të cilën përshkruhej mikpritja si një prej karakteristikave të popullin shqiptar, një gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet autori i “Livin’ La Vida Loca”.

“Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës, fakte”, ka shkruar Martin në postim.

Foto: Ricky Martin/Instagram

Ndërkohë, me të arritur në aeroportin e Tiranës, ai tha se është i lumtur për koncertin që do të mbaj për shqiptarët dhe ftoi që të gjithë të bëhen pjesë e tij.

Ndryshe, së fundmi këngëtari nga Porto Riko i dha fund martesës gjashtë vjeçare me Jwan Yosef.

Foto: Getty Images
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy