Statovci u dërgon letër mirënjohje deputetëve zviceranë që i kundërshtuan masat e BE-së ndaj Kosovës

by informim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, u ka dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceran të cilët i kundërshtuan masat e Bashkimit Evropian, ndaj shtetit të Kosovës.

Këto masa erdhën si formë ndëshkimi për “mos-dëgjueshmërinë” e Kosovës për situatën në veri.

banner

Statovci theksoi se 13 deputetë në mënyrë unanime, kanë kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Në letrën e dërguar për deputetët, Statovci shpreh mirënjohjen për qasjen e tyre karshi zhvillimeve dhe tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksiteti i situatës në Kosovë, tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë.

“Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy