Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 do të jenë elektrik

by informim

Trafikut Urban në Prishtinë pritet që së shpejti t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka theksuar se nga 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre do të jenë elektrik.

banner

“Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.

Ai gjithashtu ka theksuar se që nga hyrja në fuqi e përdorimit të biletës ditore, është shtuar numri i udhëtarëve që përdorin Trafikun Urban.

“10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy