Zëdhënësi i VV’së: E çuditshme si Gjykatat i liruan me dorëzani sulmuesit e gazetarëve në Veri

by informim

Arlind Manxhuka, zëdhënës për media në Lëvizjen Vetëvendosje, është çuditur me mënyrën sesi Gjykata ka liruar të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

banner

Madje, ai thotë se këto lirime janë inkurajime për të vazhduar edhe në të ardhmen sulmet ndaj gazetarëve.

”Shumica e sulmuesve të gazetarëve që janë liruar këto ditë nga Gjykata nuk janë vetëm sulmues të gazetarëve, ata kanë qenë pjesë aktive e grupeve atje. Pra, ata nuk janë persona që rastësisht janë gjendur në problem apo raste të izoluara, por aktivisht dhe në mënyrë të organizuar janë të përfshirë atje”.

“Është vërtetë e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave veçanërisht me dorëzani kur Kodi Penal ka dhjetëra opsione tjera në këto raste. Këto lirime do të jenë vetëm inkurajim që ata të vazhdojnë avazin e vjetër, ndërkaq për të tjerët stimulim për t’u përfshirë në këto raste/grupe.Dhe me këto vendime, nuk e di si do të jenë të lirë gazetarët të raportojnë sërish nga atje. Dhe jo vetëm ata”, ka shkruar Manxhuka në Facebook, të enjten.

Gjatë kohës sa në Veri të Kosovës kishte tension, dhjetëra punonjës të mediave ishin sulmuar nga protestues të dhunshëm serbë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy