Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës.
Ajo është e shoqëruar nga partneri i saj, Jakub Kindl si dhe nga motra e saj, Jehona Dreshaj.
Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur këtë destinacion për të festuar përvjetorin e 37-të të lindjes.
Ndërsa po argëtohet në masë të madhe, këngëtarja nuk ka munguar me disa fotografi në bikini
Biondja ka vënë në fokus linjat trupore, gjersa është e rregullt vazhdimisht në palestër.
E njëjta prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Afërdita ndërkaq ka kohë që është shkëputur nga karriera profesionale, si këngëtare ashtu edhe si modele.