BIK-u thirrje shtetit të veprojë: Dy xhami në Viti, jashtë kontrollit tonë

by informim

Në komunën e Vitisë janë të identifikuara dy xhami, të cilat nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është edhe anëtar.

banner

Ai ka shpjeguar para anëtarëve të KKSB-së, se ka kohë që në Komunën e Vitisë janë dy vend faljeje apo xhami, që janë funksionale jashtë juridiksionit të BIK­-ut.

Hoxha tha se bëhet fjalë për xhaminë e vjetër në fshatin Skifteraj dhe xhamia e re akoma e papërfunduar në fshatin Ramnishtë me imamë që janë të vetëshpallur.

Ai tha se për këtë edhe i ka njoftuar autoritetet shtetërore të sigurisë.

“Ju e dini se janë dy xhamia në komunën e Vitisë që jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Vitisë, vizitat e disa njerëzve dhe ardhja e njerëzve të pa njohur në ato objekte për mua është tepër shqetësues, po vizitohet pikërisht ato dyja që nuk janë nën kontrollen tonë, njerëzit që vijnë aty janë të panjohur jo nga komuna jonë, kjo është shqetësuese. Ne si BIK kemi njoftuar të gjitha autoritetet shtetërore dhe kemi adresu edhe këtu disa herë këtë problem. Këtu duhet veprim të shtetit. Na kemi informuar çdo institucion që merret me çështje të sigurisë se këto dy vende publike janë ilegale na si institucion nuk kemi forcë ma shumë. Unë po ju njoftojë se ato dy xhamia ne nuk i menaxhojmë, imamët janë ilegal ne nuk e paguajmë, kemi hapur konkurs për imam por askush është interesuar sepse ka kërcënime”, tha mes tjerash ai para anëtarëve të KKSB-së, transmeton PlusTV.

Kurse, nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, tha se për këtë dukuri fajtore është Bashkësia Islame e Kosovës e cila, sipas tij, s’ka arritur t’i përfshijë në menaxhim dhe u kërkoi ta zgjidhin këtë problem. Nga Policia e Kosovës që ishin të pranishëm në mbledhjen e KKBS, nuk pati ndonjë sqarim lidhur me shqetësimet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, se çfarë është bërë me këto xhami, që janë raportuar si të pakontrolluara.

Për këto shqetësime të ngritura edhe më herët nga KBI-ja në Viti, javë më parë Plus TV kishte vizituar objektin e xhamisë në fshatin Ramnishtë, por ekipi i televizionit nuk u lejua të xhiroj nga frekuentuesit që gjendeshin aty për të kryer rituale fetare dhe gazetarët ishin penguar për të kryer punën e tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy