Heqja e gurit përkujtimor të Pashkë Markajt, çfarë thotë Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini

by informim

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se s’është në dijeni se është hequr guri përkujtimor që ishte vendosur në një arë në Korenicë të Gjakovës për ta përkujtuar Pashkë Markaj, nënën që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të eshtrave të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga forcat serbe, është hequr dje prej aty me një bager.

I pyetur nga mediat nëse kanë biseduar me pronarin e tokës për arsyet pse ka vendosur ta heq, Gjini vetëm ka thënë se nuk ka informacione as që është hequr.

banner

“Nuk po di për nder, as idenë nuk paskam”, ka thënë Gjini.

Se guri përkujtimor është hequr e konfirmuar për Gazetën Express, nipi i saj, pulmologu Flamur Marku. Për arsyet pse pronari i tokës e ka marrë një vendim të tillë, Marku ka thënë se nuk i di, por ka shtuar se në kohën kur guri është vendosur, kjo është bërë me lejen e pronarit.

“E vërtetë qenka që e ka heq, por arsyen se di se në kohën kur është vendosë vetë e ka lejuar”, ka thënë Marku për Express.

Për largimin e këtij guri, fillimisht ka reaguar profesori universitar, Ag Apolloni. Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe qytetarët që ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë.

Sipas Apollonit, ka dyshime se pronari i tokës, Hasan Zenun Bala, e ka marrë këtë vendim për arsye fetare dhe politike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy