Për me shumë se dy orë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për të zgjedhur kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal.
Sami Boroci i Aleancës Kosova e Re, i cili u rreshtua me pushtetin, ka thënë se e ka refuzuar ofertën. “Nuk kam pranuar kushtin që të kaloj në LDK”, ka thënë Boroci.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal do të mbahet në ora 15:00.
Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të premten dhe në rend dite kanë zgjedhjen e kryesuesit të ri. Por, Fehmi Kupina thotë se ai është kryesues dhe nuk ka pozitë vakante. Të njëjtën e ka theksuar edhe MAPL-ja