Në Vetëvendosje po flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme ?

by informim

“Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në DPT te Fidani të T7 është pyetur nëse po flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit në vend, si përgjimet, dhuna në Kuvend, por edhe raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

banner

E Gola tha se për të shkuar në zgjedhje duhet të ketë një arsyeje, sipas tij Qeveria është duke funksionuar.

Megjithatë, Gola deklaroi se LVV-ja do të ishte e gatshme, por pyeti se kujt i konvenojnë këto zgjedhje në kohën kur siç thotë ai është përmirësuar pozicioni i Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

”Sinqerisht jo, nuk flitet për zgjedhje. Jo për faktin se VV-ja nuk është e gatshme, është me e gatshme se të gjitha partitë tjera. Por kujt i konvenojnë këto zgjedhje. Kemi një përmirësim të pozicionit të Kosovës në proceset dialoguese, me tërë këtë rezistencë që është bërë deri më sot kundër një zbatimi selektiv të marrëveshjeve me Serbisë”.

”Për me shku vendi në zgjedhje duhet me pas një arsyeje. Qeveria po funksionon, aktualisht barometri i Ballkanit e paraqiti Qeverinë si qeverinë më të besueshme, më shumë se çdo qeverisje në rajon”, ka thënë Gola, duke thënë se nuk janë kundër zgjedhjeve

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy