“Nuk na duhen 30 lojtarë”: Pochettino kërkon largime të mëtejshëm nga Chelsea

by informim

Mauricio Pochettino ka paralajmëruar se Chelsea ende nuk e ka përfunduar fazën e largimeve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në ditët e ardhshme.

Trajneri argjentinas ka thënë se një ekipi nuk i duhen 30-35 lojtarë, por maksimumi deri në 25.

banner

“Ju duhen 23, 24, maksimumi 25, përfshirë portierin. Ne nuk kemi nevojë për 30-35 lojtarë”, ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp.

“Ne duhet të kemi të drejtë në mënyrën se si zgjedhim profilin dhe ekuilibri është më i rëndësishmi”.

“Ndonjëherë ekuilibrin e arrin me më pak se më shumë. Nuk është se nuk ia del dot, problemi janë lojtarët që nuk do të luajnë, ku do ta marrin motivimin”.

“Së pari nuk do të jetë e lehtë për ta, nuk mund t’u kërkojmë të jenë të lumtur çdo ditë, nuk mund t’i fajësojmë lojtarët, duhet të jemi të fortë në vendimet tona”, ka shtuar më tej strategu i Bluve.

Chelsea ka shitur tashmë 14 lojtarë këtë verë, duke përfshirë edhe largimin e Pierre-Emerick Aubameyang menjëherë pas konferencës për shtyp të Pochettinos.

Megjithatë, disa lojtarë, si Romelu Lukaku, Hakim Ziyech dhe Callum Hudson-Odoi, janë ende në klub pavarësisht dëshirës së tyre për t’u larguar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy