Pëllumb Bajqinovci i LDK-së, kryekuvendar i ri i Prishtinës

by informim

Pëllumb Bajqinovci i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryekuvendar i ri i Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt të premten. Bajqinovci mori 26 vota për nga po aq vota.

Pushteti në Prishtinë, LDK-PDK, zgjodhi kryesuesin e ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas opozitës në kryeqytet, Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe se pushteti po vepron kundërligjshëm.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Një ditë më parë, Kupina u kishte dërguar shkresë asamblistëve duke ua kujtuar Rregulloren, duke nënvizuar nenin që shpjegon se nuk mund të zgjidhet një kryetar i ri përderisa ekziston aktuali.

Kupina ishte zgjedhur në fillim të mandatit me votat e asamblistëve të subjekteve politike që e bëjnë pushtetin lokal në Prishtinë. Muajin e shkuar ai dha dorëheqjen nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy