Shqiprim Arifi ia nxjerr një video Ardita Sinanit ku shprehej e zhgënjyer me Kurtin dhe VV’në

by informim

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, dje ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, se nuk ka dhënë leje për shfaqjen e filmave shqip “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë më 10 qershor kur ishte e planifikuar që ata të shfaqeshin.

Ajo e lidhi këtë edhe me ndalimin e filmave nga autoritetet serbe në po të njëjtën ditë ishin intervistuar nga policia producenti i filmave, Gani Veseli dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

“Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar dje Sinani.

Arifi i është përgjigjur kësaj me një video të Sinanit, e cila për Kurtin thoshte se e kishte zhgënjyer për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Unë kam pritur nga zotëri Kurti, për shkak të ideologjisë si Vetëvendosje që kanë qenë për bashkim kombëtar, kam pritur që do ta përkrahë idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës. Nuk do të ketë bashkim kombëtar nëse lihet anash Lugina e Preshevës dhe kam pritur që si Vetëvendosje të jenë më të zëshëm në këtë aspekt. Të kërkojnë fuqishëm bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës. Realisht të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për këdo që del kundër bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës normal që ne jemi të zhgënjyer”, kishte deklaruar ajo në një intervistë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1466498037087581
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy