Tragjedia në Gramsh, gjendet trupi i një prej viktimave

by informim

Një ngjarje tragjike ndodhi në Gramsh të premten, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Viktimat janë një 46-vjeçar, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar, të gjithë nga fshati Cingar.

banner

Deri në këto momente është bërë e mundur gjetja e trupit të 46-vjeçarit, ndërsa vijojnë kontrollet e polumbarëve të RENEA-s për gjetjen e trupave të tjerë.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por, më pas ata nuk dolën më nga uji, raporton TCH.

Menjëherë drejt vendngjarjes u nis policia, ku buzë liqenit gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.

Vetëm pak ditë më parë një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin Vilë–Bashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50-vjeç u mbyt në det së bashku me dy djemtë e tij të mitur.

Po ashtu, dy persona kanë humbur jetën ditën e premte pas kontaktit me ujin.

Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit, ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen.

Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales, ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu, dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy