Zyrtari i AAK-së: Qeveria Kurti ka problem të thellë me UÇK-në dhe të arriturat e saj

by informim

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, Ligjin për Pagën Minimale, pasi miratimit të nga mazhoranca, në seancën ku pati përplasje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave e deputetëve të VV-së.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Labinot Gjini ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese ta pranojë kërkesën e tyre me argumentimet e duhura juridike për të rrëzuar ligjin në fjalë.Gjini e ka quajtur diskriminim dhe shkelje ligjore mospërfshirjen e veteranëve të luftës në Ligjin mbi Pagën Minimale.

banner

Ai tutje ka thënë se kjo qeveri ka një problem të thellë me luftën e UÇK-së dhe të arriturat e saj, me të gjithë elementet e saj që sot janë veteranët.Sipas ti veteranët me vite kanë qenë caku i VV-së.

Gjini ka deklaruar se audio-incizimet e bisedës mes shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari me ish deputetin e Listës Serbe, Simiq dëshmojnë që një ka një lloj konspirimi kundër luftës së UÇK-së dhe veteranëve.

“Rasti i pagës minimale ku nuk përfshihen veteranët e luftës e tregon qartazi që është një luftë që ata të margjinalizohen brenda shoqërisë shqiptare”, tha Gjini

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy