Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 13 vjet më parë ishte akti historik më i rëndësishëm që e mbështet edhe juridikisht Pavarësinë e Kosovës.
Sejdiu tha se vendimi i GjND-së, i cili ishte i mbështetur në argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme, konfirmoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkomëbtare e as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese.
“Ky vendim i GjND-së ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur”.
“Nuk ishte paradoks kur për vendimin e tillë votojnë edhe gjyqtarë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kjo në fakt ishte mbështetje e argumenteve të parrëzueshme të cilat ishin baza themelore mbështetëse e veprimeve të saj në ditën e shenjtë të 17 shkurtit 2008”, shkroi Sejdiu.