83
Janë rikthyer pritjet nëpër pikat kufitare, saktësisht te Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, te këto dy pika, mërgimtarët po duhet të presin 1 orë për të hyrë në Kosovë.
Te Dheu i Bardhë, kolona është 1 mijë metra. Në Mucibabë, pritjet për të hyrë janë 30 minuta, derisa në pikat tjera deri në pesë minuta.