Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartim

by informim

 Pesë ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës janë duke u shqyrtuar aktualisht në Gjykatën KushtetueseLigji për Paga në sektorin publik, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligji për zyrtarët publikë dhe Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, kanë përfunduar në Kushtetuese pas pretendimeve se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Numri i ligjeve të Kuvendit që janë dërguar nga opozita për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është konsiderueshëm më i lartë në këtë legjislaturë, në raport me legjislaturat paraprake, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.Në një prononcim për Telegrafin, ai deklaroi se përderisa kjo është mundësi kushtetuese që i takon deputetëve, në vetvete inicimi i ligjeve në Gjykatë nuk mund të konsiderohet si diçka negative.

banner

“Në anën tjetër, jo në pak raste, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë respektuar Kushtetutën me rastin e miratimit të ligjeve”, u shpreh Miftaraj, duke shtuar se kjo legjislaturë është ndër legjislaturat që ka pasur qasjen më shpërfillëse në raport me Kushtetutën e vendit.“Duhet theksuar këtu Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili është shpallur kundër kushtetuese, apo edhe Projektligjet në proces, siç është Projektligji i ri për Ndryshimin e Ligjit për KPK, Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, Projekt Kodi Penal dhe Projekt Kodi i Procedurës Penale etj”.

Ai tutje tha se për fat të keq ka pasur ligje kundër kushtetuese që janë miratuar në Kuvend, e të cilat nuk janë iniciuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.“I tillë është ligji përmes të cilit Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është politizuar, duke u futur nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë”, deklaroi Miftaraj.

Në anën tjetër sipas tij, në këto raste problematike është fakti se deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjet e atakuara pezullohen automatikisht.“Në këto raste, sipas nenit 43.3. të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese obligohet që të vendosë brenda 60 ditëve”, tha ai, duke nënvizuar se ky afat nuk është zbatuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë drejtim, pos mos efikasitetit të Gjykatës Kushtetuese, konsiderohet si problematike edhe vetë Ligji për Gjykatën Kushtetuese, që në këto raste, 10 apo më shumë deputetëve u jep mundësi që, automatikisht, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme, të pezullojnë hyrjen në fuqi të ligjit, deri në momentin e vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese”.Ai kritikoi Qeverinë Kurti duke thënë se ka mungesë të ekspertizës në hartimin e politikave dhe vullnetit politik për të konsultuar e marrë për bazë komentet nga shoqëria civile, grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë. Ndaj, tha se duke marrë për bazë këtë, dërgimi i ligjeve në Kushtetuese duhet të shihet si një mundësi e mirë për të siguruar që këto ato të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe të parimet që promovojnë të drejtat e liritë e njeriut

Për dërgimin e ligjeve nga opozita në Kushtetuese është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti në një nga mbledhjet e Qeverisë.Para kabinetit qeveritar, ai ka thënë me këto veprime opozita po i pengon reformat në fusha të caktuara.

Kreu i ekzekutivit tutje ka shtuar se nuk mbahet mend që kaq shumë ligje janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese për një kohë kaq të shkurtër.“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim. Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavarësisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit”, është shprehur Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy