Më në fund nja “copëz” e ajrit jo-stabil nga vendet fqinje mund të depërtojë në Kosovë duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm, por të përkohshëm të atmosferës.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite pritet të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ka gjasa për krijimin e ndonjë shtrëngate të fuqishme kalimtare në ndonjë rajon të Kosovës. Pasdite dhe në mbrëmje parashihen ulje të ndjeshme të temperaturave sidomos në zonat e rrebesheve të shiut.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe në disa lokacione do të krijohen edhe vranësira. Pasdite në veri dhe lindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe veri dhe lindje të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime lokale të shtrëngatave lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Në këto zona do ndjehet ulja e përkohshme temperaturave.
Moti përmirësohet menjëherë të hënën kur na pret një ditë e nxehtë dhe stabile e me diell.
Të martën shumë nxehtë dhe me diell si dhe me erëra mjaft të nxehta nga jugu dhe jugperëndimi.
E Mërkura ditë e stuhishme.
Filimisht do të fryjnë erëra të nxehta nga jugu dhe jugperëndimi, pastaj me ardhjen frontit do të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriperëndimi dhe veriu.
Të mërkurën pasdite do të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, fillimisht në Kosovë, pastaj gradualisht edhe në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vala e fortë e nxehtësisë merr fund përkohësisht në shumë pjesë të territoreve tona. Në tërë rajonin priten ulje të temperaturave e më të theksuara në Kosovë./MeteoBallkan/