Mesfushori i Juventusit, Arthur, i është bashkuar Fiorentinës në formë huazimi me një opsion blerjeje pas vazhdimit të kontratës me Zonjën e Vjetër deri në qershor 2026.
Bianconerët dhe toskanët kanë konfirmuar marrëveshjen përmes faqeve të tyre zyrtare dhe llogarive të mediave sociale.
“Arthur ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2026 dhe i është bashkuar Fiorentinës në formë huazimi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në një deklaratë të Juventusit.
“Duke u kthyer nga huazimi në Liverpool, 26-vjeçari tani do të vazhdojë karrierën e tij me La Viola në Serie A”.
“Pasi mbërriti në verën e vitit 2020 nga Barcelona, Arthur kaloi dy sezone në Bianconero, duke bërë gjithsej 63 paraqitje dhe duke shënuar një gol, përpara se të transferohej në Premier League vitin e kaluar. Fat të mirë në përvojën tënde të re, Arthur!”, bëhet e ditur më tej në njoftimin e tyre.
Gjigantët e Serisë A konfirmuan gjithashtu shifrat pas marrëveshjes. Fiorentina do të paguajë 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar të brazilianit plus shtesat e mundshme prej 2 milionë eurosh. Toskanët kanë një opsion për ta bërë të përhershëm lëvizjen e mesfushorit në vitin 2024 për 20 milionë euro.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1682774605771964418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1682774605771964418%7Ctwgr%5Ef7e6c077418b989d20958550fe665852082ef961%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-arthur-bashkohet-fiorentines-nga-juventusi%2F