Zyrtare: Okafor është i Milanit

by informim

Milani ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit zviceran Noah Okafor nga RB Salzburg.

23-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me kuqezinjtë dhe të shtunën nënshkroi kontratë deri në qershor 2028.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Noah Arinzechukwu Okafor i është bashkuar klubit nga FC Red Bull Salzburg në formë të përhershme. Sulmuesi zviceran ka nënshkruar një marrëveshje me kuqezinjtë që zgjat deri më 30 qershor 2028”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Noah Okafor do të veshë fanellën me numrin 17.

Është një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 13-15 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Okafor është nënshkrimi i gjashtë i Milanit në verë pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders, Marco Sportiello dhe Luka Romero.

Ai do të alternojë me Olivier Giroud si qendërsulmues i Milanit, por zvicerani mund të luajë edhe në krahun e majtë ose të djathtë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy