Ish-ambasadori Peci tregon pse është mirë për Kosovën nëse e majta fiton sot në Spanjë

by informim

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka komentuar mbi zgjedhjet në Spanjë dhe atë që mund ta prodhojnë ato në raport me qëndrimin e Madridit për pavarësinë e Kosovës.

Peci shkroi në Facebook se fitorja e së majtës atje do t’i interesonte Kosovës, ndërsa fitorja e së djathtës pritet të sjellë një rikthim në “pozicionin e ngurtë”.

“Nese e majta fiton sot ne zgjedhjet e pergjithshme ne Spanje, mund te pritet nje qasje flesibile e Madridit ndaj Kosoves, mirepo nese fiton e djathta, mund te pritet rikthimi ne pozicionin e ngurte, ne mos me te vrazhde se ish qeveria e Rajoyit”, shkroi Peci.

“Astrologjia e rrethanave nderkombetare per Kosoven, ne kete rast, do te komplikohet edhe me tutje!”, shtoi drejtori i institutit KIPRED.

Sondazhet e vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy