Derisa mërgimtarët vazhdojnë të kthehen në Kosovë, këtë verë pika më e ngarkuar mbetet ajo e Dheut të Bardhë.
Pasditen e së dielës, sipas raportimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit tregohet se te Dheu i Bardhë pritet për të hyrë në Kosovë janë deri në tri orë, përderisa kolona në këtë pikë kufitare është 1.6 kilometra.
Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare të Merdarës, por që nuk e kalon 30 minutëshin derisa kolonat janë deri në 150 metra.
Kujtojmë që një numër i madh i mërgimtarëve shfrytëzojnë edhe trafikuan ajror për të ardhur në Kosovë e për t’i kaluar pushime vjetore.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në tabelën e mëposhme të publikuar nga Ministria e Brendshme.