Tha se dirigjohet nga Beogradi, Arifi e quan shpifëse Ardita Sinanin

by informim

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Shqiprim Arifi për bashkëpunim me Beogradin.

Sinani ka thënë se Arifi është i shantazhuar dhe i kontrolluar nga Beogradi. Sipas Sinanit, gjatë mëngjesit të së dielës, për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal në Preshevë, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për zgjatje të jetës politike të Shqiprim Arifit.

banner

“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellë kështu situatën kur një këshilltar nga radhët e APN-së dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sinani më tej është shprehur se në seancën e së dielës që thotë se është mbajtur në mënyrë tinëzare, kanë marrë pjesë 18 këshilltarë komunalë shqiptarë dhe këshilltarë serbë.

Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA-s që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione. Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar”, ka shtuar Sinani.

E këto deklarata të Sinanit, Arifi në një prononcim për Telegrafin i ka quajtur shpifje.

“Janë shpifje të zonjës së dëshmuar shpifëse. Asambleja komunake ka shumicë shqiptare”, tha Arifi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FShqiprimArifi.11%2Fvideos%2F687370543236576%2F&width=500&show_text=true&height=978&appId

Në dokumentin që ka siguruar Telegrafi me rendin e ditës së seancës që është mbajtur sot, shkruan se është propozuar shqyrtimi i situatës aktuale politike dhe dalja nga bllokimi i Kuvendit Komunal, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit të programuar të Komunës së Preshevës për vitin 2023.

Sipas këtij dokumeti thuhet se partitë opozitare kanë bllokuar Kuvendin Komunal me qëllim që vendi të shkoj në zgjedhje dhe se bllokimi është përkrahur edhe nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy