Ylli i muzikës, Camila Cabello ka dalë ‘topless’ në Porto Riko.
Këngëtarja e “Senorita” ndau disa foto nga një pushimet ku ajo shihet duke u relaksuar gjysmë e zhveshur.
Bukuroshja brune kubane, e cila për herë të fundit ishte me pushime në Greqi, është parë duke buzëqeshur para kamerës teksa ka shkuar për një zhytje për t’u freskuar.
Këngëtarja 26-vjeçare shihet pa bluzë teksa u fut në ujë dhe më pas u mbajt për një pemë. Ajo shtoi emoji me flutur mbi gjoks për të ruajtur modestinë e saj.
Ish-këngëtarja e “Fifth Harmony” kishte veshur vetëm një palë bikini tanga jeshile.
Ylli u pa gjithashtu duke tërhequr një litar, kështu që një kovë plot me ujë i ra në kokë. Ajo ishte ende ‘topless’ teksa i kishte kthyer të pasmet kamerës.
Muajin e kaluar këngëtarja ishte në Greqi. Ajo ka postuar imazhe të ndryshme në Instagram nga udhëtimi atje.
Theksojmë që Cabello aktualisht thuhet se është beqare, pasi ajo u nda nga këngëtari 24-vjeçar Shawn Mendes për herë të dytë këtë pranverë.