“E ka pëlqimin e Amerikës”, Serbia e shqetësuar për rolin e Turqisë në sigurinë e Kosovës

by informim

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar serb për Kosovën Millovan Drecun, ka thënë se sjellja e Turqisë sa i përket armatosjes dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe shtimi i ushtarëve në KFOR, tregon se ajo do të ketë një rol të veçantë në situatën në Kosovë.

Drecun ka deklaruar në një medium serb se Turqia nuk mund të luajë një rol të tillë në mënyrë të pavarur, pa pëlqimin e vendeve perëndimore, përkatësisht të SHBA.

banner

“Mos harroni se Amerika ka urdhëruar Turqinë të udhëheqë me bazën Bondsteel. Tani shohim që turqit kanë gati 800 ushtarë, do të kenë komandantin e tyre në NATO. Instruktorët turq trajnojnë anëtarët e FSK-së për të operuar me “Bajraktarin”. Tani janë dërguar edhe sistemet antitank, habuicat dhe mortajat. Ata kanë ekuipazhe që janë të trajnuar për të operuar me helikopterë”, ka thënë Drecun.

“Janë trajnuar tridhjetë njerëz dhe ky nuk është një tregim i parëndësishëm”. Ajo që u mungonte ishte mbështetja ajrore dhe tani e kanë këtë nga “Bajraktarët”. Që do të thotë që Turqia nuk mund të luajë rol të tillë në armatim pa pëlqimin e Amerikës, e cila ka ndikimin më të madh në krijimin e shtetit të Kosovës. E gjithë sjellja e Turqisë tregon se ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, pretendon Drecun.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy