Javë me mot të nxehtë – të martën kulmi i nxehtësisë, më pas rënie e temperaturave

by informim

Java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrijnë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, ku do të kemi zbritje të tempretaruave.

banner

Parashikimi i Motit për pesë ditë:

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E marte– Mot kryesisht me diell dhe vapë. Parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E mërkure- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP. Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy