Krasniqi: E votuan më shumë Kurtin, por përkrahja e diasporës ka ndryshuar

by informim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pritjes së diasporës thotë se është i vetëdijshëm për përkrahjen që mërgata kosovare ia ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, por, sipas tij, kjo po ndryshon.

“Ka ndryshime të mëdha, për shumë arsye. E para, për shkak të krejt premtimeve të Kurtit, sepse ai paraqitur më shumë në karakterin nacionalist, por edhe në anën e premtimeve ekonomike e sociale. Ata vijnë edhe e shohin se nuk janë realizuar ato premtime”, tha ai

Tutje, ai në emisionin “Frontal” të T7 përmend angazhimin e partive opozitare në vendet ku jetojnë më shumë diaspora kosovare.

Krasniqi thotë se një nga arsyet e zvogëlimit të aktivitetit të PDK-së në diasporë është pasivizimi i degëve të partisë nëpër Evropë, pasi Kosova u bë shtet dhe u hapën ambasadat e konsullatat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy