Kandidati i PS Edison Memolla ka fituar për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë, ku u përsëritën pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Kryeministri Edi Rama ka duartrokitur fitoren ndërsa shkruan se skuadra e PS ka nxjerrë mësime nga gara e 14 majit, duke marrë më shumë vota.
“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.
Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.