Skuadrat kosovare me fat në short, mësojnë emrat e kundërshtarëve nëse kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

by informim

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadrat kosovare si Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë aktualisht në rrethin e dytë me shpresë se do të kalojnë tutje.

Ballkani përballet me Larnen dhe i ka buzëqeshur fati, ku në rast se kalon skuadrën irlandeze do të përballet me ekipin modest nga Gjibraltari Lincoln Red Imps.

Fat kishte edhe Drita në short, por gjilanasit e kanë fillimisht në rrethin e dytë një kundërshtar tejet të vështirë si Viktoria Plzen.

Në rast se Drita arrin të bëj mrekulli për ta eliminuar skuadrën çeke, atëherë në rrethin e tretë do të përballet me fituesin e duelit Gzira (Maltë) – Diddelang (Luksemburg).

Nëse klinasit arrijnë ta kalojnë Rijekën, atëherë Përballen me fituesin e duelit B36 Torshavn (Ishujt Faroe) – Haverfordwest (Uells).

Ndërkohë Dukagjini i Klinës në rrethin e dytë përballet me skuadrën kroate Rijeka.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy