Vazhdojnë kolonat e gjata te Dheu i Bardhë, mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë

by informim

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë, ka bërë që ata të përballen sërish sikurse çdo vit tjetër me pritje të gjata në pikat kufitare.

Bashkatdhetarët po presin më së shumti në pikat kufitare me Serbinë. Edhe mëngjesin e së hënës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 07:07), pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë.

banner

Në këtë pikë kalimi kufitar për të hyrë në Kosovë, bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë. Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 800 metra.

Pritje më të shkurta vërehen në pikën tjetër kufitare në Merdar, ku në këto orë të mëngjesit, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 20-25 minuta, dhe kolona e veturave është vetën 50 metra.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm 15 minuta.

Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy