Zgjedhjet në Spanjë, kryeson blloku i djathtë, por nuk ka shumicën

by informim

Lideri i partisë opozitare konservatore në Spanjë, Alberto Núñez Feijóo, shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme të mbajtur të dielën, por pa rezultatin që i nevojitej. Partia e tij Popullore do të ketë 136 vende në dhomën e ulët te parlamentit me 350 vende dhe nuk do të arrijë dot të sigurojë shumicën as me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë. Kjo e fundit ka siguruar 33 ulëse në parlament, 19 më pak se në 2019, por do të vazhdojë të mbetet forcë e tretë. Megjithatë, Feijóo tha para turmës së mbështetësve se ishte detyra e tij të përpiqej të formonte qeverinë e re.

“Spanjollët e dine se ne kemi kaluar nga të qenit forca e dytë në partinë më me shumë vota. Shpresoj që kjo të mos i japë nismë një periudhe paqëndrueshmërie në Spanjë…”

Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë, e kryeministrit Pedro Sanchez, e cila doli e dyta, do të ketë 122 vende, dy më shumë se sa fitoi më 2019, ndërsa aleatja e saj, Sumar nga ekstremi i majtë, siguron 31 vende. Sanchez e lexoi rezultatin si një dështim për konservatorët, që siç tha duan të zhbëjnë përparimin e arritur.

“Mendoj se spanjollët ishin shumë të qartë. Blloku që kërkon të kthejë vendin pas, që ka propozuar sprapsje të të gjithë përparimit që kemi bërë gjatë 4 viteve të fundit dështoi”, tha Sanchez.

Sondazhet pas votimit tregonin se partia popullore dhe Vox kishin gjasa të mira të arrinin shumicën për të formuar qeverinë. Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kuvendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçartë diktatorit Francisco Franco.

Rreth 70 përlind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e mbajtura në kulmin e verës, teksa miliona qytetarë ishin duke pushuar larg qendrave të votimit. Kryeministri Pedro Sanchez organizoi zgjedhje të parakohshme, pasi Partia Socialiste dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. /A2CNN

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy