Cakolli: Vetëm sanksionet financiare do t’i disiplinonin deputetët

by informim

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka deklaruar se deputetët që u përfshin në rrahje brenda Kuvendit të Kosovës, do të duhej të sanksionoheshin për veprimet e tyre. Ai ka deklaruar se Rregullorja e Kuvendit do të duhej të parashihte edhe sanksione financiare, në mënyrë që “të disiplinoheshin deputetët”.

“Konsideroj se nuk është dashur të priten sanksione penale dhe të mos i lihen në dorë prokurorisë. Brenda Kuvendit është dashur të ndiqen procedurat disiplinore dhe përkundër faktit që të mos ketë polarizim, është dashur të merren masa ndaj deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit ekzekutiv… Duke ditur se deputetët janë shumë më të ndjeshëm kur përmendet aspekti financiar, e këtë e parë me çështjet e mëditjeve, besoj se në Rregulloren e Punës së Kuvendit është dashur të parashihen edhe sanksione financiare. Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë disiplinim të deputetëve në këtë aspekt”, është shprehur ai.

Sipas Cakollit, jeta parlamentare në Kosovë ka degraduar, e rrahja e 13 korrikut, siç tha ai, është shpërfaqje e atmosferës së tensionuar politike.

“Skenat e fundit të përplasjes fizike dhe të rrahjes që ndodhi janë shpërfaqje dhe eksplodim i një atmosfere të tensionuar politike, të grumbulluar tash e sa kohë. Kjo tregon se sa ka degraduar jeta parlamentare në Kosovë. Besoj se tash e tutje, pas asaj që ndodhi në seancën paraprake, do të kemi mundësi të kemi jetë parlamentare. Opozita konsideroj se s’do të marrë më pjesë në seanca”, ka thënë Cakolli.

Sipas hulumtuesit të KDI-së, kjo legjislaturë po karakterizohet edhe me dështim të kryerjes së detyrave bazike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy