Abit Hoxha, ligjërues i medias dhe konfliktit “Universiteti Adger” vlerëson se Kosova ka rënë në grackat e Serbisë, që ta vendosë në një pozitë të pafavorshme para ndërkombëtarëve.
Hoxha, i ftuar në Edicionin Special, ka thënë se Kosova duhej të ndërmerrte disa veprime që nuk kishin pasur probleme të mëdha.
“Mendoj se në ekuacion gjithmonë vjen presidenti serb Vuçiq, dhe Serbia, ama serbëve, e cila ka një fushatë pro aktive që ta vendosë Kosovën që një pozitë shumë të pafavorshme me partnerët ndërkombëtarë. Kosova ka rënë në ato grackat e shtetit serb ose të politikës serbe për të cilat është dashur të ndërmerren disa veprime simbolike që nuk kishin pasur probleme të mëdha”, u shpreh Hoxha.