Një kosovar 48-vjeçar është dëbuar nga Zvicra, pasi ka bërë një gjest të turpshëm para djalit të tij.
Siç ka raportuar Laregione.ch, i dëbuari në periudhën 2018-2020 masturboi në dhomën e ndenjjes së shtëpisë në prani të djalit të tij, i cili në atë kohë ishte nën 16 vjeç, të paktën në tre raste.
Për këtë ai është dënuar me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet.
Kosovari ka dalur para gjykatës duke e dhënë ”arsyetimin e tij”, fillimisht.
“Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”, ka deklaruar ai para gjykatës.
Kosovari me banim në Zvicër ka pranuar se një sjellje e tillë nuk është normale, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.
Por ajo që e bëri të qajë, raporton Laregione, nuk ishte ndjenja e fajit për atë që i shkaktoi të birit, por terrori i dëbimit dhe rikthimit në Kosovë, në vendin e origjinës.
“Dëbimi u urdhërua edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë tonë. Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, ka grumbulluar borxhe dhe ka bërë një jetë larg vlerave të vendit tonë”. Me pak fjalë, “mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, ka deklaruar ai para gjykatës.
Ndërkaq fëmijët e kanë akuzuar atë se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre.