Lushaku-Sadriu: Nëse LDK-ja do të qeveriste situata nuk do të vinte në këtë pikë

by informim

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë që kjo parti nuk do ta sillte kurrë situatën politike në këtë pikë sikur të kishte qenë në pushtet.

“Nëse LDK-ja do të qeveriste, nuk do të vinte situata në këtë pikë”, ka thënë Lushaku në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

“E para, për një kohë të gjatë kemi parë kriza të njëpasnjëshme, në këtë vitin e fundit gjithsesi, i përmendi zotëri Haziri shtatë por kjo e fundit ka goditur Kosovën deri në të masë që ne të marrim edhe vërejtje ndërkombëtare, edhe ta sjellim Kosovën në një pozitë ku Kosova nuk ka as aleatë për t’u konsultuar dhe për të arritur qëllimet e veta, i ka dëmtuar të gjitha proceset tjera integruese dhe po ashtu i ka prishur aleancat në kuptimin e koordinimit dhe të çështjeve të sigurisë për çka ndajmë si shtet kompetenca edhe me KFOR-in”.

Lushaku tha se sanksionet e vëna nga bashkësia ndërkombëtare nuk hiqen lehtë, dhe se edhe po u hoqën, i bie që Kosova të kthehet në pikën zero, duke mos lëvizur fare.

“Kemi parë në rresht deklarata të pamatura nga kryeministri, nga ministrja e Punëve të Jashtme për sa i përket edhe aleatëve, njerëzve me përgjegjës, duke filluar nga Blinkeni, të gjitha këto e kanë sjellë në një situatë ku Kosovës i janë shqiptuar masa ose sanksione të cilat nuk janë shumë lehtë të heqshme”.

“Ajo që dua të them është se kur organizatat ndërkombëtare dhe shtetet aleate të qesin sanksione ti duhet patjetër që të arrish atë që ata dëshirojnë dhe të parashtrojnë për t’u hequr ato sanksione dhe edhe nëse në rastin më të mirë ato hiqen, kthehemi në pikën zero aty ku Kosova nuk ka pasur nevojë të – domethënë nuk keni lëvizur as një milimetër përveçse i kemi shkaktuar dëme kohore dhe materiale në kuptimin e funksionimit si shtet, kemi dëshmuar pamaturi politike”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy