Lushtaku: Pas shumë vite stagnim, do të vazhdojë projekti i ndërtimit të banesave për familjet e dëshmorëve

by informim

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se do të vazhdojë projekti i ndërtimit të objekteve banesore për familjet e dëshmorëve.

Ai tha se kjo po bëhet për “t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”.

banner

“Projekti i ndërtimit të objekteve banesore i filluar vite me parë nga qeverisja jonë kushtuar familjeve të dëshmorëve të komunës së Skenderajt, pas shumë viteve stagnim, do të vazhdojë së ndërtuari, për t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

https://www.facebook.com/SamiLushtaku/posts/835429404620965?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy