57
Klinasit sot kanë paralajmëruar një protestë në fshatin Dollc.
Protesta do të mbahet për të kundërshtuar ndërtimin e një fabrike të çimentos në Dollc, që sipas banorëve do të shkatërronte mjedisin.
Protesta do të zhvillohet prej orës 11:00 në Klinë.
“Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.