105
Një 69-vjeçare nuk është ndjerë mirë pasi ka rënë në kontakt me ujin në plazhin e Qeparoit dhe ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.
“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.